Grushti ndaj Berishës, Basha dhe Alibeaj dënojnë ashpër sulmin fizik: Të nisin hetimet urgjentisht

schedule14:45 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 14:45 - 6 Dhjetor, 2022

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën fizike ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili u godit sot gjatë protestës me grusht nga një person.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se dënon ashpërsisht dhunën ndaj Berishës, ndërsa kërkon që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet plotësisht nga autoritetet përkatëse.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”, shkruan Basha.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 6, 2022

Lulzim Basha në Twitter: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.

Edhe Enkelekdj Alibeaj ka reaguar për incidentin e Berishës.

Ai kërkon zbardhje të menjëhershme të incidentitit, teksa thotë se organet përgjegjëse dhe kultura e dhunës duhen përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik”, shkruan Alibeaj në Twitter.

Gert Shehu 31 vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij, nga truprojat e Sali Berishës. Burime për Abc bëjnë të ditur se i riu ka hematoma të shumta dhe po i kryhen ekzaminime të tjera për të parë ndërsa ka hemorragji të brendshme.

Oficerët po tentojnë që ta marrin sërish në pyetje, por deri më tani ai nuk ka folur. Burime për ABC, bëjnë të ditur se personi në fjalë vuan nga kriza nervore dhe ka kartelë mjekësore

/abcnews.al/