Incidenti ndaj Berishës, Nazarko: Gjasa për një skenar të shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore ndaj Shqipërisë

schedule14:48 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 14:48 - 9 Dhjetor, 2022

Analisti i njohur Mentor Nazarko është shprehur në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri se ‘e kam më të lehtë të besoj se ky që është një inskenim i shërbimeve sekrete që janë armiqësore ndaj Shqipërisë, mënyra sesi po zhvillohej samiti, rëndësia madhështore e tij, saqë duket logjike, që vendet armiqësore me Shqipërinë, nuk po ngutem të jap një emër të tillë, sepse nuk kam prova’.

Për Nazarkon, Rama nuk ishte i interesuar që të krijonte një incident për opozitën apo Berishën në veçanti. Sipas analistit të njohur politike Mentor Nazarko ishte më shumë në interesin e një shërbimi sekret i një vendi armiqësor me Shqipërinë.

‘Më kujton një incident të ngjashëm në fillim të vitit 1991 i ndodhur në të njëjtin vend. Ku protestuesit e PD mësuan një legjendë që Ramiz Alia, i cili shihej pozitivisht në atë kohë, ishte arrestuar nga Nexhmija Hoxha. Neritan Ceka i qetësoi demonstruesit. Ajo pjesë e bulevardit në një moment tjetër të historisë është vendi ku u ndalua një skenar i tillë’, tha Mentor Nazarko.

Nazarko theksoi që përtej solidaritetit njerëzor me atë që ndodhi me Z.Berisha, tani jemi në fushën e politikës, dhe Berisha është mbrojtësi i asaj teorie që në politikë është e justifikuar gjithçka. Ai është i interesuar që kjo çështje të mbetet në politikë për një kohë të gjatë. I ngjan tablosë sinoptike të Enver Hoxhës që duhej të justifikonte vetë-vrasjen e Mehmet Shehut. Berisha gjithashtu që vjen nga ajo kulturë politike, ofroi një tablo sinoptike për atë që ka ndodhur. ‘Një citim i Mark Twain, thotë që në një mal të madh me gënjeshtra, gjendet një fije të vërtetë. Nuk e di se ku gjendet fija e së vërtetës. Mua nuk më rezulton bindëse’, tha Nazarko./Abcnews.al/