Grupimi për PD-në pritet që të shpallë nesër dy kandidatët për kreun e partisë. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, dy emrat që do të propozohen nga grupimi për PD janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.
Këta janë dy emrat që janë dakordësuar në mbledhjen që po zhvillohet sot, më pas pritet që grupimi të dalë me një deklaratë për mediat për shtyrjen e zgjedhjeve
Ndërkohë, nga sa ka biseduar gazetari Mustafaraj me kryetarin për çështjet zgjedhore Jemin Gjana, edhe pse e ka shpallur vullnetin për të kandiduar, Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha ende nuk e ka depozituar vendimmarrjen për të garuar. As Basha nuk e ka bërë formalisht kërkesën.
Të shtunën përfundon afati për të gjithë kandidatët që synojnë të jenë pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike. Të dielën pritet një mbledhje e kryesisë ndërsa zgjedhjet brenda partisë mbahen më 13 qershor. sb/abcnews.al/