Grupi pro-rus merr përgjegjësinë për sulmin kibernetik në faqen e Parlamentit Europian

schedule17:31 - 23 Nëntor, 2022

schedule 17:31 - 23 Nëntor, 2022

Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, tha presidentja e këtij institucionit.

Lexo edhe: Deputetët miratuan rezolutën kundër Rusisë, faqja e internetit të Parlamentit të BE-së nën “sulm të jashtëm”

“Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë. Ekspertët tanë të TI-së po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona”, tha në një postim në Twitter Roberta Metsola.

“Kjo, pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit. Përgjigja ime: #SlavaUkraini”, shkroi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!