Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Grupi i zjarrit në protesta, policia ‘i ka toleruar’”, Karamuço: Drejtorët e policisë kanë shkelur syrin ndaj dhunës, arrestimet të ligjshme

schedule20:19 - 20 Prill, 2026

schedule 20:19 - 20 Prill, 2026

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në Real Story se Policia e Shtetit ka ndryshuar qasjen ndaj protestave, duke ndërhyrë në mënyrë më të shpejtë dhe të targetuar ndaj grupeve të dhunshme.

Sipas tij, identifikimi i personave problematikë përmes civilëve dhe dronëve ka sjellë neutralizimin e tyre dhe arrestimet në flagrancë, për herë të parë. Ai theksoi se drejtues të mëparshëm kanë shkelur sytë ndaj dhunës dhe se uniformat blu janë trajnuar për disa kohë.

“Për Policinë e Shtetit ishte bërë problem në çdo protestë një grup zjarri; në bazë të nenit 19, që në momentin që hyjnë në protestë me maska duhet të shpërndahen, policia i ka toleruar. U bë ajo që njihet në Angli dhe në Gjermani vite më parë, që trupa të FNSH futen me forcën mbështetëse dhe bëjnë ndalimin e personave të identifikuar nga civilët dhe dronët.



Kush ka tentuar t’i mbulojë, janë përballur me spray; janë zhvendosur, i kanë marrë, janë gjetur çantat. Nga ai moment nuk ka pasur më dhunë në protestë; ishte vetëm ky grup. Më parë ka pasur drejtues policie që i kanë mbyllur sytë përpara dhunës. U trajnuan për disa kohë; ka pasur edhe rreziqet e veta; njerëzit e kuptuan se policia ndërhyu vetëm për ata që shkelën ligjin. Njëri prej policëve është dëmtuar sepse fishekzjarri i ka rënë në gjoks gjatë neutralizimit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!