Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grupi i liberalëve në PE thirrje Bullgarisë:  Mos blloko negociatat e Maqedonisë së Veriut

schedule17:13 - 16 Nëntor, 2020

schedule 17:13 - 16 Nëntor, 2020

Para takimit të ministrave të çështjeve europiane të Bashkimit Europian ditën e nesërme, grupimi politik i liberalëve në Parlamentin Europian, Reniew, ka bërë thirrje për Bullgarinë që të mos bllokojë hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton se ky grupim vlerëson, se procesi i anëtarësimit nuk duhet të përdoret nga shtetet anëtare si levë për të marrë koncensione nga fqinjët e saj ose për të nxitur një axhendë populiste apo nacionaliste për arsye të brendshme politike.

Kryetari i këtij grupimi, Dacian Ciolos është shprehur se është koha që të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, pasi vendi ka pritur mjaftueshëm. Ai ka theksuar, se është nevojshme që në mes të një pandemie, Maqedonia e Veriut të ecë përpara me procesin reformave të integrimit, që do ta çojnë vendin drejt një zhvillimi kaq të nevojshëm ekonomik dhe social për qytetarët e saj.

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk është shprehur, se është shumë zhgënjyese të shohësh që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk gjejnë një kompromis dhe që hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me vendin është bllokuar.

Ai ka nënvizuar, se nga kjo situatë nuk fiton askush, pasi kjo minon procesin e integrimit europian dhe nuk u shërben qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Raportuesi Kyuchyuk ve në dukje, se diskutimet mbi historinë nuk janë të lehta dhe kjo do të marrë kohë, por liderët politikë duhet të tregojnë përgjegjësi.

Në prag të vendimit për të filluar negociatat midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE në 16 Shtator, i përbërë nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!