Kastrioti nuk ia ka dalë të fitojë në Burrel dhe tashmë diferenca me Besëlidhjen e vendit të dytë ka shkuar në pesë pikë. Krutanët shënuan të parë me Mehmetin që në minutën e dytë, por vendasit nuk u dorëzuan dhe Hyska realizoi golin që e ruajti ecurinë pozitive të matjanëve në javët e fundit të kampionatit.
Tërbuni i është gëzuar tre pikëve të para për këtë vit, pasi ka mposhtur ekipin e Veleçikut në Pukë. Zhvivanaj dhe Dushku shënuan në pjesën e parë, kurse miqtë reaguan vonë. Në Shijak u luajt takimi tjetër i grupit A.
Egnatia i ka shkaktuar një disfatë skuadrës së Stavri Nicës, që e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë vit. Shijakasit u ndëshkuan nga Samet Gjoka në pjesën e dytë dhe rrogozhinasit morën pikët e plota. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – JAVA 15
GRUPI A
Burreli-Kastrioti 1-1
Shënues: Hyska 58′ / Mehmeti 2′
Tërbuni-Veleçiku 2-1
Shënues: Zhivanaj 22′, Dushku 33′ / Trumci 77′
Erzeni-Egnatia 0-1
Shënues: Gjoka 66′