Kastrioti ia ka dalë të fitojë me Erzenin dhe të marrë kreun e klasifikimit në grupin A. Krutanët kanë shënuar dy herë në portën e Ezenit dhe tashmë numërojnë 18 pikë, dy më shumë se Korabi ndjekës.
Për skuadrën e Ramadan Ndreut nuk ishte edhe aq e lehtë. Përpjekjet në pjesën e parë nuk u shpërblyen dhe nuk pati asnjë gol, ndërkohë që e dyta nisi me një gol të shpejtë të Dacit. Ai gol e çliroi Kastriotin, që në fundin e takimit shënoi edhe një herë tjetër me Bashën.
Ai gol i mbylli të gjitha llogaritë dhe tashmë te Kastrioti janë më të qetë dhe mendojnë për ndeshjen e radhës. Momentalisht Kastrioti ka marrë vendin e parë dhe në ndjekje janë Korabi dhe Besëlidhja.
KATEGORIA E PARË – JAVA 8
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
KASTRIOTI-ERZENI 2-0
Shënues: Daci 47′, Basha 85′
Kastrioti: Selaci, Neziri, Selmani (Çela 46′), Sefgjini, Rami, Basha (Xheka 88′), Mehmeti, Bardhi, Daci, Marku, Ajazi (Karakaçi 46′). Trajner: Ramadan Ndreu
Erzeni: Vata, Ramilli, Teqja, Alimadhi (Gecaj 68′), Biba, Dikson, Davidson, Troplini, Zuna, Rezi, Djidjiëa. Trajner: Vladimir Gjoni
Kartonë të verdhë: Marku 40′, Bardhi 60′, Karakaçi 67′ / Ramilli 53′
/abcnews.al