Grupi A/ Egnatia zhyt edhe më keq Dinamon, Veleçiku shtang Tërbunin

schedule15:58 - 7 Mars, 2020

schedule 15:58 - 7 Mars, 2020

Egnatia i ka dhënë një goditje të rëndë Dinamos, që e ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0. Skuadra nga Rrogozhina ka marrë tre pikë që e ngjitin në krye për momentin dhe i largohen rrezikut për mbijetesë. Fatet e ndeshjes së sotme i vendosi Amarildo Dimo, i cili shënoi dhjetë minuta para fundit.

Në Pukë ekipi vendas u mposht nga Veleçiku, me shifrat 1-4. Tërbuni kishte disa mungesa, ndërkohë që edhe mbrojtësi Hithi u dëmtua dhe u dërgua në spital gjatë ndeshjes. Ekipi nga Kopliku shënoi që në fillim me Tomën, i cili edhe dyfishoi.

Mezini ngushtoi shifrat për Tërbunin, por Pelinku iu përgjigj shpejt dhe realizoi golin që i mbylli të gjitha llogaritë. Në shtesa realizoi edhe Dyca. Ky trepikësh i jep qetësi Veleçikut, që do tentojë të shmangë rënien nga kategoria. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË/ FAZA E TRETË – JAVA 1

E shtunë, më 7 mars, ora 14:00
Grupi A (Play-Out)
Egnatia-Dinamo 1-0
Shënues:
Dimo 79’
Tërbuni-Veleçiku 1-4
Shënues:
Mezini 80’ / Toma 10’, 68’, Pelinku 81’, Dyca 94′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!