Grupet e mediave evropiane paditën Google për humbjet e reklamave digjitale

schedule09:20 - 1 Mars, 2024

schedule 09:20 - 1 Mars, 2024

Grupet e mediave evropiane paditën të enjten Google duke kërkuar që të paguajë një gjobë prej 2.1 miliardë eurosh, sepse ata pësuan humbje për shkak të mënyrës se si kompania bën reklamat dixhitale.

Në padinë e ngritur nga 32 grupe mediatike, ata pretendojnë se Google përdor pozicionin e tij monopol në treg për të ofruar mallra.

“Kompanitë mediatike që iu bashkuan padisë pësuan humbje për shkak të një tregu më pak konkurrues, i cili është rezultat i drejtpërdrejtë i sjelljes së keqe të Google”, thanë avokatët e tyre në një deklaratë.

Në njoftim thuhet se kompanitë do të marrin të ardhura dukshëm më të larta nga reklamat dhe do të paguajnë tarifa më të ulëta për shërbimet e reklamimit.

Më e rëndësishmja, këto fonde mund të ishin riinvestuar në forcimin e peizazhit mediatik evropian,” thanë avokatët.

Google tha se kompania kundërshton padinë, duke e quajtur atë “spekulative dhe oportuniste”.

“Google bashkëpunon në mënyrë konstruktive me botuesit në të gjithë Evropën. Mjetet tona reklamuese janë përshtatur dhe zhvilluar në partneritet me të njëjtët botues”, njoftoi kompania.

Grupet mediatike që ngritën padinë janë botues në Austri, Belgjikë, Bullgari, Republikën Çeke, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Poloni, Spanjë dhe Suedi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!