Grupet e interesit në Komisionin e Shëndetësisë

schedule16:02 - 14 Nëntor, 2017

schedule 16:02 - 14 Nëntor, 2017

Ka vijuar sot në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë debati për projektbuxhetin e 2018-s, në prani edhe të përfaqësuesve nga grupet e interesit.

Komisioni i Shëndetësisë dëgjoi në një seancë të parë grupet e interesit sa i përkasin çështeve të shëndetësisë për buxhetin 2018.
Ishte kërkesa e drejtueses së Fondacionit Down Syndrome për një laborator shtetëror që mundëson analizën që parashikon këtë sindromë tek nënat shtatzëna, ajo që ngriti ndjeshmërinë e komisionit për të gjetur një zgjidhje.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të pranishëm në mbledhje, thanë se mbajtën shënim sugjerimin e doktor Halimit.
Konfederata e Shoqatave të Punonjësve të Shëndetësisë ngriti shqetësimin e specialistëve në spitalet rajonale.
Kjo solli edhe propozimin e parë të qeverisë për fenomenin, duke hedhur në tavolinë idenë e dhënies së liçencës mjekëve pas përfundimit të specializimit.
Komisioni i Shëndetësisë u njoh edhe me pretendimet e Urdhrit të Mjekut, shoqatën e talasmeikëve dhe ndihmëskomisioneri i avokatit të popullit./abcnews.al

 

https://youtu.be/4zXXaYk4BHg

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!