Grup gjobvënës në Fier, Artan Hoxha zbulon skemën: Janë të fuqishëm, kanë akses te Tatimet

schedule14:00 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 14:00 - 29 Dhjetor, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një skemë kriminale në Fier që siç thotë ai nuk po i gjendet zgjidhje. Në studion e ABC Live, Hoxha tha se bëhet fjalë për një grup gjobvënës në këtë qytet, të cilin e përshkruan si shumë të fuqishëm.

Gazetari tha se grupi kriminal ka arritur të ketë akses në Drejtorinë e Tatimeve, ku merr informacion për rimbursimet në radhën e biznesit.

“Kjo është një çështje komplekse. Disa nga vrasjet e pazbuluara që kanë ndodhur në Elbasan-Peqin Rrogozhinë, viktimat kanë qenë shtetas që sapo kanë ardhur nga jashtë. Që do të thotë se autorët vrasjeve kanë pasur akses në sistemin Tims dhe çdo punonjës policie që hyn aty lë në gjurmë. Vrasje që kanë pasur objektiv shtetas që sapo kanë ardhur në Shqipëri. Informon kanë marrë  brenda radhëve të shtetit. Bota e krimit nuk e ka pasur asnjëherë të vështirë të sigurojë të dhëna sensitive.

Në Fier gjoba u vendosesen biznesmenëve, është një nga krimet që nuk po u i gjendet zgjidhje. Një grup kriminal shumë i fuqishëm kishte akses te drejtoria e Tatimeve dhe merre vesh se cila nga bizneset do TVSH. Ai që merrte mbi 500 milion  lartë ata i çonin faturë. Ata po i vinin gjobë dikujt që i kishte ato para. Nga e dinin ata sepse drejtoheshin menjëherë te biznesi sapo ishte rimbursuar nga shteti,” deklaroi gazetari, teksa komentoi publikimin e të dhënave të qytetarëve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!