Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje që qytetarët të bëjnë pazaret e nevojshme para mbylljes së do të nisë nga ora 18:00 e ditës së shtunë dhe zgjat deri në 30 nëntor. Kjo bëri që në orët e mbrëmjes së sotme rrugët e Athinës të mbushen me këmbësorë të cilët u dyndën drejt dyqaneve.
Protothema.gr ka publikuar pamjet e qytetarëve të cilët mbushën rrugën duke pritur radhën për në supermarkete.
Por nga ana tjetër disa prej tyre bënë vetëm pazaret e nevojshme për shkak se i tremben një mbyllje më të gjatë se ajo që është njoftuar dhe kjo mund të shkaktojnë probleme ekonomike.
Pas mbylljes së restoranteve,dhe kafeneve, qytetarët janë ulur në tarraca dhe stola për të pirë kafe duke shijuar disa orë liri para mbylljes. Shumica e tyre shfaqen me maskë, por një pjesë tjetër duken të lodhur duke i ulur ato poshtë fytyrës dhe duke neglizhuar edhe distancën./mv.abcnews.al


