Enkel Demi ka reaguar pas ngjarjes që ka ndodhur me datë 15 Tetor, ku një grua është shoqëruar në polici pasi ka qeshur gjatë një aktiviteti ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Rama. Ai e cilësoi këtë ngjarje skandaloze, ndërsa shtoi se “demokracia e Rilindjes të çon në burg nëse qesh në sy të diktatorit”.
“Nga ky lajm duhet të kuptojmë dy gjëra. E para kur flet kryeministri ne duhet ta dëgjojmë, guxoni dhe mos e dëgjoni sepse ai fjalët i ka ari. Dhe e dyta kur ai nuk të jep leje nuk duhet me qesh, është ai që të thotë se kur duhet me qesh përndryshe ndërhyjnë patrullat. Sot data është 29 Tetor dhe ngjarja ka ndodhur me 15.
Nëse ju që mbani mend filma shqiptarë të kohëve të vjetra mendonin që kjo ka të bëjë me periudha të karikatorizuara nga realizmi socialist në kohën e Mbretërisë e keni gabim. Kjo është Rilindja, demokracia e Rilindjes të çon në burg nëse i qesh në sy diktatorit të Rilindjes Edi Ramës.”, tha ai. /abcnews.al