Gruaja në Vlorë denoncon zhdukjen e burrit pas 1 viti

schedule12:42 - 18 Maj, 2022

schedule 12:42 - 18 Maj, 2022

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Vlorë, ku një grua 35-vjeçare ka denoncuar në polici se ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.

Mësohet se kallëzimi i të resë ka të bëjë me zhdukjen e burrit të saj rreth një vit më parë.

35-vjeçarja me iniciale N.M ka thënë që i ka humbur kontaktet me burrin, një 38-vjeçar, që prej datës 6 Maj 2021. Çifti banon në lagjen “Pavarësia 2” në qytetin bregdetar.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë”, njoftoi policia.

Uniformat blu po punojnë për gjetjen e të riut. Deri më tani mbeten enigmë arsyet e zhdukjes së 38-vjeçarit apo çfarë mund të ketë ndodhur me të./Abcnews.al/