Gruaja në Kinë sjell në jetë binjakët me 10 vite diferencë

schedule15:39 - 19 Qershor, 2020

schedule 15:39 - 19 Qershor, 2020

Një grua në Kinë ka sjellë në jetë binjakë që kanë 10 vite diferencë mes njëri-tjetrit.

Sipas postimeve që janë bërë në mediat sociale nga Materniteti i Hubei-t, një grua që është identifikuar vetëm me emrin Wang ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm të martën. Fëmija, bashkë me vëllain e tij më të madh janë ngjizur me metodën invitro. Dy vëllezërit janë ngjizur në vitin 2009 nga e njëjta vezë.

“Nga një perspektivë mjekësore, Lulu dhe Tongtong janë vëllezër binjakë,” u shpreh Dr. Zheng Jie, një specialiste fertiliteti në spitalin e Hubei-t.

Nëna e djemve u përpoq për pese vite që të krijonte një familje në mënyrë natyrale dhe më pas u detyrua që t’u drejtohej trajtimeve të fertilitetit.

Një prej embrionëve u vendos direkt në mitrën e Wang dhe 9 muaj më vonë erdhi në jetë një djalë me emrin Lulu në vitin 2010. Pjesa tjetër e qelizave u ngrinë.

Tashmë, 10 vite më vonë erdhi në jetë vëllai i Lulu që mban emrin Tongtong. Në një video nga lindja, një punonjës i spitalit dëgjohet të thotë “më në fund takohemi pas 10 vitesh.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!