Gruaja mbetet shtatzëne pas përdhunimit në Kosovë

schedule10:01 - 26 Tetor, 2022

schedule 10:01 - 26 Tetor, 2022

Një grua ka mbetur shtatzëne pasi më parë është përdhunuar, kështu njofton policia e Gjilanit në Kosovë.

Sipas policisë, viktima është përdhunuar dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se është shtatzënë.

“Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si ‘Dhunim’ dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Raste të shumta të dhunimeve dhe sulmeve seksuale janë raportuar ditëve të fundit në Kosovë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!