Gruaja i përzgjidhte, dy bashkëpunëtorët i fshihnin, çmontohet banda që vidhte shampanjë me vlera marramendëse

schedule13:53 - 15 Gusht, 2022

schedule 13:53 - 15 Gusht, 2022

Një 33-vjeçare veneciane është arrestuar pasditen e së premtes së bashku me dy burra të tjerë, të dashurin 38-vjeçar dhe një 50-vjeçar nga Padova.

Të tre u kapën në flagrancë  duke vjedhur Moet & Chandon dhe shishe të tjera shampanje të shtrenjtë në rastet e një qendre tregtare në Castellano.

Jo vetën kaq, kërkimi i policisë ka nxjerrë edhe gjetje të tjera të çuditshme.

Vjedhja

Kur të tre u ndaluan ata kishin një qese me shishe të cilësisë së lartë dhe në çantën e shpinës një shishe me vlerë 800 euro.

Sipas kamerave të sigurisë, gruaja përzgjidhte shishet të cilat më pas ia kalonte partnerit të saj.

Ky i fundit i hiqte e etiketën, ndërsa personi i tretë ishte përgjegjës për fshehjen.

Sipas hetimeve të tre kishin zbatuar të njëjtën skemë edhe më 10 gusht, kur një vjedhje e ngjashme u shënua në të njëjtin dyqan.

Dyshimi është se të tre vodhën shishet për t’i rishitur./Abcnews.al/