Bashkëshortja i ka ngecur në Maltë, i rikthehet detyrës ish-deputeti mjek i PS

schedule13:15 - 18 Mars, 2020

schedule 13:15 - 18 Mars, 2020

Ish-deputeti mjek i Partisë Socialiste Ylli Ziçishti është kthyer në detyrë vullnetarisht për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Në një lidhje telefonike për Abc News, Ziçishti shprehet mjaft optimist për situatën, duke theksuar se masat e marra janë të duhurat.

Gjatë bisedës, mjeku ndau edhe situatën në familjen e tij, pasi bashkëshortja ka mbetur në Maltë për shkak të bllokimit të kufijve.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarja: Si e morët këtë vendim?

Mjeku: Nuk më linte vetë puna që kam bërë dhe dua të bëj që mos kthehem. Profesioni im është kirurg por këtu është një gjë që duhet të merremi me të gjitha. Mua më duket se cdo gja ka shkuar mirë seppse ka shumë pak raste. Unë flas me gjuhën e punës, janë marrë masa të mira dhe kjo e ka parandaluar. Unë shikoj impenjimin e ministres dhe kryeminstrit. Por edhe ne jemi në gatishmëri. Kryesorja është parandalimi.

Gazetarja: Ju po thoni që masat e marra deri më tani janë të mjaftueshme?

Mjeku: Janë perfekt masat. Mua më duken të mira të gjitha dhe po i zbatojmë në rregull. Unë shkoj ku të ketë nevojë.

Gazetarja: Jeni rikthyer në Senatorium, keni patur një person të infektuar që u transferua te Infektivi dje kandërruar jetë, si është atmsofera aty?

Mjeku: Senatoriumi është mirë. Ka frikë por ka edhe impenjim. Kolegët unë i njoh të gjithë pak a shumë. Kur nuk e njohim çfarë virusi është, ata punojnë mirë.

Gazetarja: Sa do të zgjasë, ditët e fundit është përfolur se mund të mos rezistojë me rritjen e temperaturave?

Mjeku: Nuk mund të them se zhduket me temperaturat.

Gazetarja: Cfarë këshillash keni ju?

Mjeku: Ndalimin, sa më larg me njëri-tjetrin, dorën mos ia japin njeriu. Nuk dihet virusi nga vjen.

Gazetarja: Sa i përket testimeve, ne kemi vetëm 42 testime në 24 orë, a nuk është i pakët numri?

Mjeku: Ne këto kushte kemi, dhe me këto po e përballojmë mirë.

Gazetarja: A ka kapacitet Shqipëria për ta përballur koronavirusin?

Mjeku: Kapaciteti është në tre dimencione, burimet njerëzore, ambientet dhe aparaturat. Këta mjekë që punojnë i kemi, edhe ambinentet i kemi, edhe aparaturat.

Gazetarja: Në një javë ne kemi 54 raste të infektuar, këtë kurbë si e shikoni, si parashikohet të jenë dy javët e ardhshme?

Mjeku: Ne i kemi qëndruar kësaj, në luftë ka edhe të humbur. Unë mendoj se kemi shumë pak në krahasim me botën. Jemi mirë. Është shumë e ulët, ne s’duam asnjë, por nuk është në dorë gjithçka.

Gazetarja: A keni ju një thirrje për ish kolegët tuaj që kanë dalë në pension?

Mjeku: Edhe unë kam dalë në pension, por jam rikthyer, edhe ata unë i njoh dhe janë gati të kthehen. Ne jemi të gatshëm për cdo gjë.

Gazetarja: Edhe një pyetje tjetëm bashkëshortja me kunatën janë izoluara në Maltë, nuk janë mudnur të rikthehen. Sa ditë kanë?

Mjeku: 10 ditë, ata shkuan në një eksursion dhe ngelën aty.

Gazetarja: Kur mund të kthehet?

Mjeku: Po presin që të vijnë. Nga java tjetër do të vijnë besoj.

Gazetarja: Do presin të hapen kufijtë apo do gjejnë një mënyrë tjetër?

Mjeku: Jo do hapen rrugët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!