Gruaja e strehuar në stacionin e metrosë në Ukrainë: Urojmë që SHBA dhe Europa të na mbështesin

schedule17:11 - 24 Shkurt, 2022

schedule 17:11 - 24 Shkurt, 2022

Një grua e cila u strehua në një stacion metroje në Kharkiv, Ukrainë tha për CNN se bota e saj ndryshoi brenda ndatës pasi Rusia vendosi të sulmojë vendin e saj.

“Ti zgjohesh në orën 5 të mëngjesit në një realitet krejtësisht të ri dhe zbulon se bota nuk më vendi që imagjinoje. Cili është plani im tani? Nuk e di. Tani për tani do të qëndrojmë këtu. T’ju them të drejtën shpresoj që Europa dhe SHBA të na mbështesin më së shumti sepse Putin kupton vetëm gjuhën e pushtetit.

Është e vështirë të besohet se në fakt fqinji ynë e bën këtë sepse ne kurrë nuk kemi besuar se fqinji ynë mund të vijë këtu dhe të rrëmbejë tokën tonë. Ne jemi vend i pavarur dhe ne nuk duam të jemi pjesë e Rusisë apo ndonjë vendi tjetër”, u shpreh ajo.

Gruaja tha se tashmë po përpiqet të qëndrojë e fortë për prindërit e saj ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhen në Kanada të shqetësuar për ta.  /abcnews.al