ISHP njoftoi për 3 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Patos.
Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për abcnews.al se rastet e reja pozitive janë kontaktet të një gruaja nga Margëlliçi, e cila kishte qenë e shtruar në QSUT.
Lexo edhe: 53 të infektuar me koronavirus 24 orët e fundit, ku ishin rastet e reja sot
Për fat të keq, njëri prej rasteve të konfirmuar si pozitiv është fëmijë.
Kështu, numri i të infektuarve me koronavirus në Patos ka shkuar në 5, ndërsa 9 reaste numërohen në Fier dhe 2 në Roskovec. /abcnews.al

