Gruaja e parë në Federatën e Gjuetarëve të Kosovës: Që fëmijë babai më ka mësuar të përdor armën

schedule08:44 - 20 Nëntor, 2023

schedule 08:44 - 20 Nëntor, 2023

Evelina Ajazaj është një gjuetare dhe inxhiniere pyjesh, e cila njihet ndryshe dhe si e para grua në federatën e Gjuetarëve të Kosovës.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se ishte babai i saj që e ka mësuar të gjuajë kafshët, pasi gjatë luftës së Kosovës, ai ka qene një snajperist i dalluar.

“Ndoshta ju duket befasi po ne jemi përballë shumë me armikun në Kosovë. Ne që fëmijë na kanë mësuar të përdorim armën. Babën në ushtri e kam pasur snajperist dhe ka qene shumë i dalluar. Ai na ka mësuar te vendi i punës së tij, pasi është zdruktharist”, tha ajo.

Sakaq, Evelina zbuloi dhe që ka kryer studimet lidhur me këtë fushë, edhe aktualisht është një inxhiniere pyjesh.

“Nuk ndodh asgjë rastësisht. Bachelorin e kam mbaruar në Prizren për shkenca pyjesh, më pas kam për masterin në Tiranë te Bujqësorja dhe tani jam inxhiniere pyejesh. Më herët që kemi pas inxhinierë pyjesh që kanë mbaruar në Beograd, ata kanë dalë në pension dhe kemi ardhur ne”, u shpreh ajo.

Sa i përket ligjit për gjuetinë, Evelina tha se në Kosovë ka kafshë që janë të lejuara dhe duhet të raportosh gjithçka te kreu i shoqatës.

“Disa kafshë janë të mbrojtura me ligj në Kosovë dhe i kemi të ndaluara t’i gjuajmë. Për shembull, thëllëzat e malit mund t’i gjuajmë, ndërsa ato guroret janë pak më vështirë”, shtoi ajo./abcnews.al