Gruaja e Kobe Bryant shpërblehet me 29 milionë dollarë për fotot e aksidentit

schedule16:08 - 1 Mars, 2023

schedule 16:08 - 1 Mars, 2023

Më 26 janar 2020, Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë u vranë kur helikopteri i tyre u rrëzua në një kodër pranë Los Anxhelosit.

Policia dhe zjarrfikësit kishin bërë fotografi në vendngjarje, duke përfshirë imazhe të trupave të gjymtuar të legjendës së Los Angeles Lakers dhe vajzës së tij. Disa më pas kishin treguar ose dërguar foto te të afërmit ose miqtë.

E veja e yllit të NBA, Vanessa Bryant, kishte ngritur një padi, nga frika se këto imazhe mund të shfaqen një ditë në internet.

Gjykata e Los Anxhelosit ra dakord dje t’i jepte asaj 28.85 milionë dollarë për të zgjidhur të gjitha paditë në lidhje me aksidentin.

Kjo shumë përfshin 15 milionë dollarë të dhëna tashmë për Vanessa Bryant nga një gjykatë në Los Angeles në gusht 2022 për të njëjtën arsye.

“Kjo shënon suksesin e luftës së guximshme të zonjës Bryant”, tha avokatja e saj Louise Lee.

“Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë ata, anëtarët e humbur të familjes së të cilëve u trajtuan me të njëjtin mosrespekt. Shpresojmë që kjo fitore dhe zgjidhje gjyqësore t’i japë fund kësaj praktike”, tha avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!