Një grua e re shtatzënë është bërë personi i parë në botë që është infektuar si me Covid ashtu edhe nga gripi. Gruaja rezultoi pozitive për të dy viruset në spitalin Beilinson në qytetin Petach Tikva, Izrael, të enjten.
Sipas raportimeve, ajo ka simptoma të lehta dhe zyrtarët izraelitë të shëndetësisë po studiojnë rastin e saj për të përcaktuar nëse kombinimi shkakton ndonjë ashpërsim të sëmundjes.
Rasti i saj është dokumentuar për herë të parë në botë, por mjekët besojnë se mund të ketë më shumë infeksione ‘flurona’ në vend. /abcnews.al/