“Gruaja e dashur”, pas zbulimit tronditës, familjarët e Caroline kërkojnë ndryshime në “banesën e fundit”

schedule17:37 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:37 - 21 Qershor, 2021

Pas zbulimit të krimit barbar në Greqi ku burri mbyti gruan në shtëpinë e tyre dhe më pas sajoi një grabitje, familjarët e 20-vjeçares po mendojnë të bëjnë ndryshime në varrin e saj.

Ata janë të tronditur nga ngjarja dhe ajo që i shqetëson në banesën e fundit të vajzës së tyre është fotoja në gurin e varrit e Caroline me fustan nusërie dhe mbishkrimi “nëna, gruaja dhe vjaza jonë e dashur”.

Për 37 ditë, piloti luajti rolin e burrit të dëshpëruar për humbjen e gruas së tij duke sajuar historira me grabitës.

Pasi u zu ngushtë nga hetuesit të cilët arritën në përfundimin se vrasësi ishte ai, Babis u detyrua të pranojë të vërtetën duke deklaruar se gjithçka e bëri sepse nuk donte që vajza e tyre të mbetej vetëm. m.v/abcnews.al