Grisin rrjetën e portës dhe ndërpresin ndeshjen, tifozët shqiptar bëhen viral në internet

schedule21:40 - 28 Maj, 2022

schedule 21:40 - 28 Maj, 2022

Vushtrria e drejtuar nga Samuel Nikaj nuk ka mundur të ngjitet dot në Superligën e Kosovës, pasi humbi 1-3 kundër Malishevës që tani mbetet në elitë.

Pa u bërë gjysmë ore lojë ata shënuan dy gola, ndërsa tifozët e Vushtrrisë ishin të papërmbajtshëm dhe ndërprenë ndeshjen.

Thyerja e stolave nuk ishte një risi në stadiumet tona. Ata bënë një veprim unik, teksa grisën rrjetën e portës dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe më pas u akorduan 17 minuta shtesë.

Deri në fund u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga një për secilën skuadër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!