Shqipëria ndodhet në prag të epidemisë së gripit. Virusi është përhapur në të gjithë vendin. Në një javë sipas Institutit të Shëndetit Publik në qendra shëndetësore dhe spitale kanë kërkuar ndihmë rreth 19 mijë persona. Numër më I lartë ky në raport të me të njejtën periudhë të një viti më parë. Por pavarësisht këtyre shifrave epidemiologët thonë se kurba nuk ka arritur ende kulmin.
“Mbizotëron qarkullimi i gripit me bashkëqarkullim të covid, rsv dhe viroza të tjera respiratore. Treni i qarkullimit të gripit paraqet intensitet mestar me aktivitet në të gjithë vendin, dhe me prirje në rritje.”
Në vend po qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B të cilat sipas mjekëve po prekin çdo moshë. Temperatura e lartë që zgjat në kohë dhe që menaxhohet me vështirësi është një ndër shenjat që sipas mjekëve po dominon tek të rritur dhe fëmijë.
“Rastet janë të lehta dhe mesatare. Numri i shtrimeve tek të rriturit dhe fëmijët është i ulët, tek 9- 10 raste. Të gjithë personat që kanë temperaturë apo shenja të gripit nuk duhet të shkojnë në punë , apo nënat ti çojnë fëmijët në çerdhe, kopshte apo shkolla, por është thelbësore kontakti me mjekun e familjes.”
Referuar viteve të shkuara epidemiologët në Institutin e Shëndetit Publik parashikojnë që gripi të arrijë kulmin në fund të muaji janar dhe fillim të shkurtit më pas rastet e të prekurve të nisin rënien./abcnews.al