Gripi, ISHP: Kalon piku/ Mjekët: Në shkurt, 2 mijë raste më pak se javën e kaluar

schedule15:38 - 4 Shkurt, 2025

schedule 15:38 - 4 Shkurt, 2025

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shendetit Publik kurba e të prekurve me grip dhe viruset e ndryshme që janë në qarkullim ka pësuar rënie me 2 mijë më pak të prekur në muajin Shkurt.

“Jemi në mesin e sezonit të gripit. Me hyrjen në muajit shkurtë ka një trend të ulët në rënie të infeksioneve respiratore. Jemi me 21 mijë raste në javë, kemi një rënie nga java e shkuar, ku ishin rreth 23 mijë. Ky trend në rënie graduale parashikohet edhe në javët në vijim.”

Pavarësishtë kësaj, ekspertët e ISHP-së, vijojnë të këshillojnë qytetarët për të aplikuar vaksinën antigrip, si mbrojtjen më të mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Krahas vaksinës, mjeku Artan Simaku thekson konsultën me mjekun e familjes, si dhe shmangien e marrjes së antibiotikëve pa një recetë.

“Është shumë e rëndësishme që asnjëherë nuk ëshrë vonë për vaksinimin, nëse s’janë vaksinuar në tetor të paraqiten në QSH, gjithashtu edhe shenjat nuk duhen të neglizhohen, por të paraqiten tek mjeku i familjes. Por të shmangin Farmacitë, nënat me fëmijë të vegjël mos të shkojn direkt tek urgkencat, por të marrin kontakt tek mjeku i familjes. Gripi është sëmundje e zakonshme, por, duhet pasur kujdes sidomos nga grupet me risk të popullatës.”

Sipas ekspertëve janë duke qarkulluar disa viruse paralelishtë por, dominojnë ato të gripit, A dhe B, dhe më shumë nëntipi AH1N1, dhe ai  AH3N2. Po ashtu në qarkullim është edhe virusi sinsincial, i cili orek më shumë të vegjëlit, si dhe Covid-19, edhe pse me raste shumë të pakëta.

“Mbizotëron gripi, në bashkëqarkullim të Covid 19 dhe virusit sinsincial, kryesishtë tek fëmijët e vegjë dhe virozat e tjera respiratore.  Nga gripi qarkullojn tipet A dhe B. Nga A, AH1, AH3…”

Mjekët vijojnë të bëjnë thirrje për mos neglizhim të shenjave klasike të gripit si temperaturë e lartë mbi 38, e cila mund të zgjasë për 4-5 ditë, skuqje e syve, apo dhimbje koke e përkohëshme. Ndërsa theksin e vendosin edhe tek masat parandaluese, ku krahas vaksinimit, kërkojnë mbajtja e higjienës personale, shmangie të grumbullimeve , apo mbajtjen e maskës mbrojtëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!