Mijëra pula të ngordhura në Durrës vijojnë të qëndrojnë në ambient të hapur. Gazetari Leonidha Musaj raporton se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë. Bashkia e Durrësit ka deklaruar se nuk ka vend për groposjen e tyre.
Prej javësh në tre pulari të Durrësit po ngordhin pula çdo ditë, ndërsa vetëm dje Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve.
Lexo edhe: Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Durrës, Ministria e Bujqësisë: Çfarë duhet të dini
Kryeveterineri Armand Llolli thotë se situata është tepër e rrezikshme, ndërkohë që pulat nuk janë asgjësuar. Sipas tij autoritetet nuk u janë përgjigjur. “Situata është tejet kritike. Neve kemi ngordhshmëri të lartë dhe asnjë nga autoritetet nuk ka ardhur të marrë masa”, tha ai. /abcnews.al