Gripi i shpendëve, në fshatit Halil kanë ngordhur pulat, banorët: Nuk kemi informacion për sëmundjen

schedule12:11 - 9 Qershor, 2021

schedule 12:11 - 9 Qershor, 2021

Ministria e Bujqësisë një ditë më parë ka bërë me dije se në vendin tonë tashmë është konfirmuar se është prezent gripi i shpendëve. Një ndër vatrat e zbuluara është Fushë-Kruja.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në fshatin Halil të Fushë Krujës në disa familje kanë ngordhur shpendët por banorët nuk e dinë shkakun.

Në një prononcim për abcnews.al ato bëjnë me dije se nuk kanë dijeni në lidhje me këtë lloj sëmundje. Ato shprehen se thuajse çdo vit në fermat e tyre u ngordhin shpendët edhe pse mund ti vaksinojnë, por sëmundja është e pashmangshme.

Ndërkaq kujtojmë se në zonën e Fushë Krujës operojnë disa komplekse pularie dhe zogjtë e vegjël që vijnë nga importi trajtohen me regjime të brendshme më pas tregtohen për rritje te fermerët.

Ndër të tjera banorët në fshatin Halil, tregojnë se disa ditë më parë janë dëmtuar nga sëmundja pulat e tyre dhe ato që kanë ngordhur i kanë groposur, si një mënyrë për të parandaluar ndonjë infeksion të mundshëm.

Ndërkohë sipas ministrisë përveç Fushë Krujës, gripi i shpendëve është konstatuar në Dajt dhe Bujan. Ministria thekson se shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes .e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!