Gripi i shpendëve, ISUV: Ndaluam shitjen në treg, pulat e ngordhura do të asgjësohen

schedule14:55 - 21 Mars, 2022

schedule 14:55 - 21 Mars, 2022

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në një deklaratë për shtyp ka dhënë detaje për çështjen e gripit të shpendëve në vend. ISUV deklaroi se janë marrë masat, ndërsa është ndaluar edhe shitja e shpendëve të gjallë në tregjet e hapura, por vetëm në marketet e kontrolluara.

“Janë bërë mostrat e para, kemi qenë në ndjekje të situatë dhe i kemi çuar pranë Insitutit për 3 tipologji sëmundjesh. Gripi i shpendëve u identifikua me 19 mars. Shqetësimet e para të kompanive i morëm me datë 9 mars. Në zonën e karantinës, prodhimi i vezëve i izoluar. Zakonisht është grip i shpendëve migratorë dhe nuk përbën rrezik të madh. Nuk ka vend për panik për konsumatorët, virusin e prek njeriun por nga ka asnjë rast në botë që vjen nga konsumi, por nga kontakti direkt me shpendët e gjallë të sëmurë. Kemi inspektuar dhe kemi marrë masat për cështjen e gripit të shpendëve. Janë karantinuar të gjithë fermat dhe po bëhet analizat përkatëse ng ISUV”, deklaroi zv.ministrja e Bujqësisë.

“Duhet të shmangen të gjithë blerjet në rrugë. Kemi ndaluar shitje  e shpendëve të gjallë nëpër tregje. Aktualisht vezët mund të qëndrojnë në treg. Kanë dalë para datës 19”, shtoi ajo.

ISUV bëri të ditur gjithashtu se eliminimi i pulave të ngordhura do të bëhet sa më shpejt, pasi është gjetur vendi dhe po pritet konfirmimi.

“Ne jemi në vijim të procesit. Vendi përcaktohet nga pushteti vendor. Aktualisht është rritur dakordësia. Patjetër që është risk, ne e kemi ngritur zërin. Kemi një javë që përpiqemi”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!