Gripi i shpendëve, AKU: Produktet dhe nënproduktet e mishit, të sigurta, larg pikave të pa certifikuara

schedule19:40 - 22 Mars, 2022

schedule 19:40 - 22 Mars, 2022

Që prej shfaqjes së rastseve të gripit të shpendëve në vende të ndryshme të Europës, prej disa javësh, AKU bën me dije se ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme të produkteve në tregjet shqiptare.

Përmes një njoftimi për shtyp Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ka marrë të gjitha masat, si në terren ashtu edhe në pikat e Inspektimit Kufitar, në bazë të Planit të Kontigjenceës, të miratuar nga Ministri, për monitorim dhe kontroll të situatës në përmbushje të sigurisë ushqimore dhe garantimin e shëndetit të konsumatorit.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, ka përcjellë mesazhe për konsumatorin shqiptar.

Prej 5 javësh monitirohet në mënyrë të vazhdueshme dhe raportohet lidhur me gjetjet nëpër tregje, dyqane mishi për gjurmueshmërinë, dokumentacionin e rregullt, certifikatat veterinare”. Deda tha se janë instensifikuar kontrollet që me shfaqjen e rastit të parë të gripit të shpendëve në Shqipëri.

“Me marrjen e informacionit nga AKVMB,  AKU është në terren për të monitoruar masat e marra nga shërbimi veterinar duke garantuar konsumatorin për produktet e nxjerra në treg dhe sigurinë ushqimore”.

Sipas saj deri tani, nuk është evidetuar asnjë rast problematik, si në dokumentacion ashtu edhe në etiketim të produktit, si dhe kushtet e ruajtjes. Ndërkaq u bën thirrje qytetarëve që t’u drejtohen pikave të certifikuara.

“AKU siguron konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda stadardeve të gjurmueshmërise dhe janë të verifikuara nga inspektorët, të cilët janë në terren. AKU ka ftuar konsumatorët të drejtohen në pikat e certifikuara të shitjes së mishit”.

Të gjitha pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve janë groposur në kodrat e Shilorës në bashkinë e Shijakut. Procesi i groposjes ka nisur që mbrëmjen e djeshme e ka vijuar dhe sot.  Shpendët qëndronin të ngordhura prej ditësh, ndërsa përbënin një rrezik për shëndetin e njerëzve. Bashkia e Shijakut ka siguruar një vend për groposjen e pulave të ngordhura. Ato ngarkohen nëpër kamioni dhe dërgohen në kodrat e Shilorës ku dhe groposen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!