Gripi dhe dëmtimet, katër lojtarë mbajnë në ankth trajnerin e Vllaznisë

schedule10:11 - 10 Janar, 2022

schedule 10:11 - 10 Janar, 2022

Vllaznia po mendon për ndeshjen me Tiranën, ndërkohë që për trajnerin Thomas Brdaric ka dis probleme.

Mesfushori Fjoart Jonuzi po kalon një gjendje gripale dhe në miqësoren e djeshme me Tërbunin nuk u aktivizua.

As sulmuesi Ante Aralica nuk ishte në fushë, për shkak të një shqetësimi në kofshë. Me kroatin nuk kanë dashur të rrezikojnë, që të rikuperohet plotësisht për Tiranën.

Fahrudin Djurdjevic gjithashtu ka shqetësime të vogla muskulore. Esin Hakaj gjithashtu u zëvendësua në miqësoren e djeshme, për shkak të një problemi muskulor. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!