Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grintë dhe eksperiencë për Lazion, Tare tenton lojtarin e Argjentinës

schedule10:04 - 5 Shtator, 2020

schedule 10:04 - 5 Shtator, 2020

Igli Tare po punon për të përforcuar Lazion dhe për t’i dhuruar lojtarët e duhur trajnerin Simone Inzaghi. Bardhekaltrit kanë nevojë për një qendërmbrojtës dhe ideja e fundit e drejtorit sportiv është Marcos Rojo.

30-vjeçari është pjesë e Manchester United, ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi anglez nuk e ka në plane për të ardhmen. Rojo ka një eksperiencë të madhe, teksa numëron 61 ndeshje dhe 3 gola të shënuar me Argjentinën.

Tare ka kryer një sondazh sipas mediave italiane, duke kërkuar informacion për të dhe kërkesat e “Djajve të Kuq”. Rojo ka luajtur në Evropë me Spartakun e Moskës dhe Sportingun e Lisbonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!