Vera e vitit 2018 mbetet e paharrueshme për Francën dhe tifozët e “Gjelave”. Ekipi i Didier Deschamps fitoi Botërorin në Rusi, teksa Antoine Griezmann ishte një nga pikat më të forta të kombëtares së tij.
29-vjeçari i Barcelonës (83 ndeshje dhe 32 gola me Francën) ishte afër tërheqjes nga kombëtarja pas asaj arritje. Prapaskena zbulohet nga xhaxhai i tij, Emmanuel Griezmann në një rrëfim për M6.
“Antoine mendoi largimin nga kombëtarja pas fitimit të Kupës së Botës në vitin 2018. Edhe pse nuk është një lojtar i vjetër, ai mendoi t’i linte hapësira më të rinjve“, zbulon familjari i sulmuesit. /abcnews.al