Antoine Griezmann është kthyer më në fund te Atletico Madrid, pas shumë tratativave në të gjithë verën. Vetë Griezmann tregon prapaskena dhe kërkon të rikthejë “paqen” me tifozët, të cilët nuk e kanë harruar “tradhtinë” kur iku te Barcelona.
“Doja me të vërtetë shumë të kthehesha te Atletico Madrid. Nuk kam mundur të fle për 10 ditë. Do jap gjithçka për të shpaguar përpjekjen e madhe që klubi bëri për të më kthyer.
Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyer me fansat dhe dua ta kem sërish. Tani veprat më takojnë mua, më duhet të provoj veten me veprime e jo me fjalë”, tha ndër të tjera Griezmann. /abcnews.al