Griezman: Nuk jam edhe aq keq, Barcelona është ndryshe!

schedule23:34 - 24 Shtator, 2019

schedule 23:34 - 24 Shtator, 2019

Antoine Griezmann shënoi golin e parë në triumfin e Barcelonës kundër Villareal. Sulmuesi francez ishte i pozicionuar në krahun e majtë të ofensivës dhe pranon se ka shumë ndryshime nga Atletico e Madridit te katalanasit.

“Është ndryshe, është një futboll tjetër dhe unë po luaj në një pozicion tjetër. E dija që do të më kushtonte, por do të përmirësohem në çdo ndeshje”, është shprehur Griezmann pas ndeshjes, ndërkohë që thekson se nuk e ka nisur keq.

“Nuk jam aq keq. Kam shënuar tre gola deri më tani. Punoj për ekipin dhe golat e asistet vijnë, atëherë më mirë”, deklaron francezi. Griezmann ka analizuar edhe ndeshjen, teksa vë në dukje mungesën e finalizimit.

“Patëm disa raste të mira shënimi dhe dështuan të finalizonim. Gjithsesi do të ecim përpara. Mund të bëjmë më mirë dhe për këtë duhet të vazhdojmë të punojmë. Ka gjëra të reja këtu dhe duhet të përshtatem. Shumë prej nesh sapo kanë mbërritur këtu dhe përpiqemi të bëjmë më të mirën në grup dhe në fushë. Nuk jemi akoma në maksimumin tonë, por me kalimin e kohës do të jemi më mirë”, është shprehur ylli i Barcelonës. /abcnews.al