Grida Duma tregon “imperfeksionin” e Partisë Demokratike: Kemi pasur një rrugë sfidante

schedule21:51 - 17 Qershor, 2020

schedule 21:51 - 17 Qershor, 2020

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka veçuar si “imperfeksion” të partisë së saj momentin e nisjes së Reformës në Drejtësi.

Ajo tha se opozita ka pasur një rrugë mjaft sfidante në këtë 8 vite, ndërsa e quajti djegien e mandateve një fitore nga pikëpamja reale.

“Shqiptarët nuk kanë kursime. Pa një jetesë minimale reale ti nuk mund të diskutosh se njerëzit mund të presin. Askush nuk pret. Të gjithë duan të marrin atë që mund të marrin. Këta e kanë zhbërë vendin, zhvillimin. Harxhuan më shumë para dhe sot pushtetet lokale janë më të varfëra. Në çdo qytet ka 10 pllaka në mes që i ka bërë partia dhe me kaq gëzohen.  

LEXO EDHE: Duma: Në 8 vite taksat janë trefishuar, keqqeverisja pasuron pakicën

Unë kam qenë konstruktive edhe në qëndrimet ndaj opozitës. Ka imperfeksione gjatë rrugës. Një është momenti kur nisi reforma në Drejtësi që mund të kthehet edhe në kalin e Trojës, PD pati sfidën shumë të madhe që të paralelizonte marrëdhenien me ndërkombëtarët dhe me shqiptarët. Ajo që thamë ne atëherë ishte e vërtetë, problemi për ne ishin emrat. Ne e dimë se në këtë Shqipëri se një njeri që nuk është anëtar partie, mbështet nga qeveria. Imperfeksionet kanë ardhur edhe për shkak të një rruge sfidante për opozitën.

Vendimi i saj për të lënë parlamentin ishte autonom. Është shumë e vështirë të marrësh përgjegjësinë të lësh mandatet. Në kohën e Enverit kishte ca pllakata në rrugë që thoshte mos pështyni përtokë. Pak më herët kjo kishte qenë edhe kod ligjor. Mirëpo shoqëria evolon dhe nuk ka nevojë për ligj për të mos e bërë këtë veprim. Opozita e braktisi parlamentin dhe ajo ishte një vendimmarrje e vështirë. Nga pikëpamja formale nuk fitoi asgjë, por fitoi nga pikëpamja reale”, tha Grida Duma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!