Duma: Në 8 vite taksat janë trefishuar, keqqeverisja pasuron pakicën

schedule21:25 - 17 Qershor, 2020

schedule 21:25 - 17 Qershor, 2020

Ish Deputetja e Partisë Demokratike këtë të mërkurë e ftuar në “Byro Politike”, në Abc News ka komentuar situatën politike në të cilën gjendet vendi ynë kohët e fundit.

Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi, Duma është shprehur se qeveria e tanishme nuk e ka mendjen te çojë përpara Shqipërinë, por të vjedhë mbi kurrizin e shqiptarëve.

Sipas saj gjatë kësaj qeverisje qytetarët shqiptarë janë varfëruar më shumë seç kanë qenë.

Në Shqipëri pika e parë themelore është reagimi dhe kundër reagimi i një klase politike që mund të marrë nga shoqëria. Kush ka pushtet do të tentojë që ta marrë. Dy instrumentat janë një shoqëria në momentin që ke një bazament politik ne kemi një problem të madh që do e vijojë jo dhjetë, por dy dekada që është problemi i shtresës së mesme që është dhe garancia më e madhe për të pasur shoqëri reaguese. Në të gjithë qeverisjet ka pasur një influencë për të ulur reagimin e shoqërisë, por në vitet e fundit një gjë e tillë është më e dukshme. Shqiptarët nuk duan më integrimin evropian si dikur, por të marrin disa standarte për tu njohur disa të drejta të tyre kjo është dhe sfida më e madhe  e partive politike”, ka thënë Grida.

LEXO EDHE: Grida Duma: Ne do qeverisim vendin, Ramën nuk e dëgjoj prej kohësh

Ndër të tjera ajo ka theksuar se nga keqqeverisja tashmë në vendin tonë nuk kemi më shtresë të mesme, por kemi një rritje të varfërisë.

Gjithashtu nga “Byro Politike”, ish deputetja ka theksuar se prej 8 vitesh në pushtet kjo qeveri ka trefishuar taksat mbi rrogat e shqiptarëve, ndërkohë që shërbimi në të gjithë sektorët është në mungesë.

Reforma Zgjedhore që nuk është e tillë por vetëm është administrim i procesit zgjedhor që duhet të ishte paralel me problemet e njerëzve ne duhet ta menaxhojmë jetën që në momentin që dalim nga dera e shtëpisë me të gjithë elementët e jetës, pa diskutuar varfërinë, pagat minimale dhe në këto 8 vite në paga tona është shtuar pesha e taksave që ne i japim shtetit. Në vendet ish komuniste tre elementët kryesorë mbizotërues ishin, ishe i sigurtë kur ecje në rrugë, kur shkoje në universitet do të gjendet një punë dhe nuk kishte këto probleme krimi. Kjo është një skemë absurde që po përpiqen që të ushqejnë njerëzit.  Në vendet e varfëra keqqeverisja pasuron pakicën.  Ne sot jemi në një moment që shteti është i pushtëve. Ne kemi trefishuar taksat që japim, dhe kemi paguar kaq dhe kemi minus të gjithë shërbimet, kemi mungesë në shëndetësi, në arsim, nga siguria, nga mungesa e sigurisë së njerëzve që fusin nëpër institucione etj”, ka thënë ndër të tjera ish deputetja./abcnews.al