Grida Duma: E ka gabim, Berisha nuk është i vetmi

schedule12:00 - 15 Korrik, 2022

schedule 12:00 - 15 Korrik, 2022

Deputetja, Grida Duma ka deklararuar se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është i vetmi në Partinë Demokratike.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo u shpreh se nuk e ka thënë kurrë këtë gjë dhe Berisha nuk duhet ta mendoj kurrë.

LEXO EDHE: Kush janë 5 bodyguard-et e Grida Dumës, politikania sqaron foton që u bë virale

“Nuk kam thënë kurrë që Berisha është i vetmi. Kam thënë të kundërtën, që Berisha nuk duhet të mendojë kurrë që është i vetmi madje. Po e mendoj tani në rikthimin e tij siç thotë ai që është i vetmi. Është gabimi i madh në Partinë Demokratike për fatet individuale të secilit nga ne le ti mbajmë se cili nga. Mbështetëse e Bashës? Unë jam përfshirë në PD jo për shkak të Bashës, kjo është e ditur”, tha ndër të tjera Duma./abcnews.al