Grezdën e “kryqëzojnë”, ky vendim nga Gerrard tregon shumë!

schedule11:12 - 23 Shtator, 2019

schedule 11:12 - 23 Shtator, 2019

Eros Grezda nuk po kalon një moment aspak pozitiv. Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit nuk është grumbulluar prej shumë muajsh me ekipin e parë, por dhe kur ka luajtur për të rinjtë, ka qenë problematik. Ndeshjen e fundit kundër Ballyarama, Grezda pëshyu një lojtar kundërshtar dhe Gerrard i tha që nuk do të luajë më kurrë për Rangers.

Përveç këtij episodi të shëmtuar dhe kësaj bisede të zbuluar nga “Daily Record”, Grezda ka marrë një tjetër goditje. Në foton zyrtare të ekipit, sulmuesi shqiptar nuk figuron askund, çka tregon dhe njëherë tjetër se ai nuk shihet si pjesë e skuadrës. Një situatë tepër kaotike për shqiptarin./abcnews.al