Grezda: Poetizmi i figurës femërore më shpëtoi nga realizmi socialist

schedule17:24 - 8 Tetor, 2018

schedule 17:24 - 8 Tetor, 2018

Pas 50 vitesh pune intensive në skulpturë, Ermir Grezda e ka përmbledhur në një album. Punët më përfaqësuese nudo, portrete dhe kompozime vijnë si dëshmi e punës së tij për brezat. Në një intervistë për ABC News ai thotë se poetizmi i figurës femërore më shpëtoi nga socio-realizmi.

Të bësh bilancin e 50 viteve krijimtari nuk është lehtë, por gjëja më e rëndësishme është që të jesh në paqe me veten dhe Ermir Grezda edhe pse nuk preferon të analizojnë shumë punët, për një gjë është i vetëdijshëm se ia ka dalë.

Eremir Grezda, skulptor: “Interesi edhe i këtyre kolkesionistëve është më shumë drejt pikturës dhe skulptura ende është e mbyllur dhe e ngujura në studiot e secilit artist. E ndjej veten të arrirë dhe atë mision që i kisha vënë vetes e kam plotësuar: niveli i konsiderueshëm i skulpturës sime.”

Në çdo skulptur ai inspirimin e ka marrë nga natyra. Femra e ka joshur në çdo kohë të cilën e ka pasqyruar në dy tematikat.

“Dy pjesët më kryesorë janë, tema kushtuar nënës dhe nudot. Tipologjinë e femrës shqiptare që është shumë elegante dhe kjo vjen edhe për shkak të traditës ilire të antikitetit tonë. Sidomos në këto 15 vitet e fundit bukuria shqiptare është shpalosur në formë dhe elegancë.”

Ermir Grezda thotë se poetizmi i figures femërore në skulpturë e shpëtoi nga realizmi socialist.

“Në fillim të krijimtarisë fillova me temën “nëna dhe fëmija” ne variante të ndryshme dhe përzgjodha atë që mu duk më in teresante nga ana kompozicionale. Në mënyrë të pavetedijshme hyra në poezinë e skulpturës, hyra në jetën e marrëdhënies njerëzore, asaj poezisë që ka njeriu, bukurinë, elegancën. Të gjitha ato që janë pjesë e parqeve kudo në botë. Shpresoj që “Nëna dhe Fëmija” të vendoset në një shesh. Madje edhe “Vallja e Shpatave”, është pjesë e Galerisë Kombëtarë dhe është publikuar në revista ndërkombëtare dhe është një nga veprat që përfaqëson traditën. Është pjesë e stilistikës së valles popullore shqiptare.”

Tashmë punët me përfaqësuese i ka përmbledhur në një album, si dëshmi për breza. Krijmtaria në skulpturën e Ermir Grezdës bën pjesë në brezin e artistëve të pas viteve ’70. Harmonia plastike, silueti elegant, natyraliteti në të cilat është hedhur në skulpturë vepra e tij, shprehin shumë ndjenjë duke u bërë pjesë e jetës emocionale të vetvetes.

“I jam përmbajtur artit realist. Realizmi është pa kufi dhe janë të gjitha punë me pikënisje nga natyra. Nudot janë pjesa më artistike, janë një pjesë e jetës njerëzore.”

Emocinaliteti i shpërthyer qëndron të ritmi, zhdëverjelltësia dhe ekulibri brenda plastikës skulptorike të fortë dhe impresioniste. Çdo vepër e tija ka një histori të tërë në vetvete. Grezda vlerëson emocionet që ka jeta, të bukurën, dashurinë plastike, sensivitetin emocionues e të veçantën e shfaqjes në lëvizjet plastike, në shërbim të estetikes emocionuese që kërkon. Portretet dhe figurat e natyrave të ndryshme kompozicionale të imponojnë për një realitet ndryshe në skulpturë.

Tek skulptura e Grezdës kombinohet modernja bashkëkohorja me konceptin emocional plastik në fushën e skulpturës dhe të arsimit artistk, ku u lind në Tiranë në gusht të vitit 1949. Fillimet e tij artistike vijnë nga periudha përgatitore në Liceun Artistik dhe përfundimin me shumë sukses të Akademisë së Arteve Figurative me 1972.

Fillimisht Grezda ka punuar për 20 vjet në Galerinë Kombëtare të Arteve në sektorin studimor dhe ciceron arti pranë kësaj Galerie.
Karriera e tij artistike fillon me çmimin e parë në konkursin ndërmjet artistëve të rinj. Në krijmtarinë e mëvonshme u mor me skulpturën monumentale në bronz. Grezda ka marrë pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, ku dallohet për gjetjet e reja artistike dhe stilin e tij në krijimtari. Veprat e tij kanë patur një vlerësim të veçantë në ekspozitat jashtë shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!