Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grevistet: Jemi të gëzuar që kryeministri reagoi, s’i jap urdhër të vijë këtu, por të sjell një grup

schedule10:06 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:06 - 22 Tetor, 2020

Naftëtaret në këtë ditë të 8 pavarësisht gjendjes së vështirë shëndetësore janë shprehur se do ti qëndrojnë deri në fund kërkesave dhe të drejtave të tyre të mohuara.

Nga mjediset e grevës gratë i kanë kthyer përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama duke kërkuar që të vij pranë grevisteve dhe të negociojë pasi ato nuk gënjehen me premtime boshe sikurse kanë ndodhur .

“Të gatshme jemi të negociojmë, por kreu i qeverisë të vijë këtu. Ndryshe nuk bëhet, nuk dalim. Nuk është presion kërkesa jonë, të kërkosh lekët nuk është presion”, u shpreh një nga gratë greviste.

Ata gjithashtu kanë kërkuar të ngrihet një grup negociator dhe të zgjidhet çështja  e pagave të papaguara.

Sot jemi në gjendje të rënduar, besojmë se do të gjejmë një zgjidhje. Kemi ndjekur mesazhet e kryeministrit, jemi të gëzuar që herë pas herë po bën mesazhe për negociata. Por mendojmë të krijojë një grup negociatar, të vijë këtu në Uzinë edhe ta gjejmë zgjidhjen këtu. Kemi besim se kryeministri po reagon”, janë shprehur ata.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!