Grevat ulin numrin e turistëve në Paris, 30 % më pak

schedule12:21 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 12:21 - 24 Dhjetor, 2019

Trena të bllokuar dhe linja metrosh të ndërprera që nga ditët e para të muajit dhejtor. Parisi është një nga qytetet më të goditura nga vala e grevave kundër reformës së pensioneve. Për këtë arsye kryeqyteti francez ka humbur shumë turistë.

Sipas organizatës UMIH të sektorit të turizmit përqindja e turistëve në hotelet pariziene është 30 për qind më pak në krahasim me dhjetorin e një viti më parë, ku në qendër të vëmendjes ishin protestat e jelekëve të verdhë.

Grevat kanë shkaktuar një rënie deri në zero të prenotimeve. Fundjava e parë e dhjetori shënoi 50 për qind turistë më pak në hotele. Në këtë mënyrë bilanci që mbyllet në 31 dhjetor do të preket shumë nga këto protesta duke shënuar 5 për qind më pak në xhiron vjetore.

Situata është shumë negative dhe për tregtarët e kryeqytetit francez të cilët kanë shënuar një rënie prej 50 për qind të fuqisë blerëse. Muaji dhjetor në përgjithësi është muaji më fitimprurës për tregtarët.

Edhe Opera e Parisit vuan pasojat pasi ka humbur 8 milion euro në bileta në më pak se 2 javë. Ministri francez i ekonomisë, Bruno Lemer premtoi masa në mbështetje të tregtisë dhe hoteleve e restoranteve. Përfshirë këtu dhe autorizimn për të qëndruar hapur të dielave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!