Prej datën 1 gusht situta nga Covid-19 në shtetin grek është rikthyer sërish alarmante.
Shifrat e të infektuarve janë rritur në mënyrë të menjëherëshme krahasur me ditët e mëparshme.
Kjo ka bërë që qeveria greke, të vazhdojë të jetë e prerë ndaj kufizimeve të vendosura në kuadër të pandemisë, shkruan abcnews.al.
Mirëpo, duket se në një moment situata ka dal nga kontrolli.
Siç raporton “Protothema“, një grup të rinjsh në Laganas, kanë shkuar të festojnë në plazh, pas mbylljes së lokale me muzikë në orën 12 të natës.
Ata janë dyndur buzë detit me makinat e tyre dhe pije alkoolike në duar, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Të rinjtë nuk kanë zbatuar asnjë prej masave, nga distancimi social e deri tek vendosja e maskave.
Madje, ata kanë ndotur edhe detin duke hedhur të gjitha mbeturinat në të. Nga videot e publikuara vihet re që në fund, ata as nuk e kanë marrë mundimin t’i mbledhin çfarë kishin konsumuar. /abcnews.al