Greqia “zbutet” për Belerin? Mitsotakis kërkon vetëm betimin: Nuk ndërhyj te drejtësia shqiptare

schedule15:11 - 17 Shtator, 2023

schedule 15:11 - 17 Shtator, 2023

Greqia zbut kërkesat e saj në lidhje me çështjen e Fredi Belerit. Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis ka kërkuar betimin e sa më parë të kryetarit të zgjedhur të Himarës. Mirëpo ajo që bie në sy është fakti që kreu i qeverisë greke nuk ka kërkuar lirimin e tij, duke u shprehur se nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë Shqipërisë.

Në këtë mënyrë Mitsotakis kërkon që Beleri të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më shqetëson fakti jo vetëm i burgut, por që edhe sot Shqipëria i mohon të drejtën për të betuar një kryetar bashkie. Këtë ia kam raportuar udhëheqjes së Shqipërisë. Nuk ndërhyj në drejtësinë shqiptare, por kjo është shkelje e shtetit ligjor dhe krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet dypalëshe që do të kenë implikime më të gjera në përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së.”

Athina zyrtare në mënyrë të përsëritur ka kërkuar nga Tirana lirimin edhe betimin e Fredi Belerit i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit për vjedhje votash. Mirëpo qeveria shqiptare ka theksuar se kjo çështje i takon drejtësisë së vendit dhe se nuk mund të ndërhyjë te hetimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!