Greqia Veriore në mëshirën e motit të keq, rrugë dhe banesa të përmbytura

schedule21:26 - 15 Tetor, 2021

schedule 21:26 - 15 Tetor, 2021

Në orët e fundit, sipas raportimeve, Selaniku dhe Halkidiki-a janë në mëshirën e kushteve të këqija të motit.

Rrugët janë të bllokuara ndërsa ekipet e shpëtimit po qëndrojnë në gatishmëri.  Stuhia që ka sjellë sasi të mëdha shiu ka goditur Greqinë Veriore ndërsa në Zagliveri u desh ndërhyrja e Brigadës së Zjarrit për të shpërtuar katër persona.

Atu u nxorën nga banesa e tyre që ishte përmbytur dhe u dërguan në një vend të sigurt. Deri më tani, qarkullimi është ndaluar në pesë pika kryesore ndërsa rruga nacionale Selanik-Kavala është po ashtu e mbyllur.

Më herët gjatë ditës banorët morën një njoftim emergjent nga Mbrojtja Civile që të shmangnim udhëtimet  për në Halkidiki, Lagada dhe Volvi. /abcnews.al/