Greqia vazhdon zhvendosjen e emigrantëve në një kamp të ri

schedule14:13 - 18 Shtator, 2020

schedule 14:13 - 18 Shtator, 2020

Policia greke ka nisur këtë të premte punën për zhvendosjen e emigrantëve të cilët kanë mbetur të pastrehë në ishullin Lesbos, pasi më 9 shtator nga shpërthimi i një zjarri u shkatërrua kampi Moria.

Mediat ndër të tjera raportojnë se në mesin e emigrantëve ka shpërthyer edhe përhapja e koronavirusit të ri.

Nga 5.000 njerëz të zhvendosur në një kamp të ri të ndërtuar nga ushtria 135 deri më tani kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, thanë zyrtarët. Më shumë se 12,000 emigrantë dhe refugjatë ikën nga zjarret në kampin Moria duke qëndruar për ditë të tëra në natyrë.

Qeveria greke ka thënë se fajtorë për zjarrin ishin disa emigrantë afganë, të cilët protestuan ndaj masave kundër pandemisë të vendosura brenda kampit.

Gjithashtu zyrtarët qeveritarë kanë thënë se prisnin që operacioni i zhvendosjes së emigrantëve në një kamp të ri të zgjaste deri të dielën (20 shtator).

Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milion refugjatë sirianë dhe emigrantë të tjerë.e.su./abcnews.al