Për analistin Mentor Nazarko, Greqia synon të ketë gjithmonë një kartë presioni ndaj Shqipërisë.
Duke komentuar vizitën e deputetit grek në Shqipëri dhe deklaratat e tij pas takimit në qeli të Fredi Belerit, Nazarko tha në studion e Tirana Live në ABC News, se ardhja e tij është përpjekje për të formuluar një dosje të qeverisë greke për të krijuar një lloj akuze ndaj Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare.
“Mendoj se ardhja e tij është përpjekje për të formuluar një dosje të qeverisë greke për të krijuar një lloj akuze ndaj Shqipërisë që shkel të drejtat civile,të minoritetit etj. Një dosje që do qarkullojë në institucionet ndërkombëtare. Përgatitja e kësaj dosje, prej vizitës së deputetit grek, koha e zgjedhur ndërlidhet me ndonjë takim ndërkombëtar që mund të bëhet në shtator.
Ky angazhim i tij ka një përbërëse politike dhe juridike, që duhet marrë parasysh nga qeveria shqiptare. Ka edhe një përbërëse politike, fakti që ai është aktiv jep intervista, synon që gjithashtu të ushqejë atë kritikën ndaj qeverisë shqiptare, të opozitës, pjesës së Berishës, që e ka kandiduar Belerin. Ky është një lexim i asaj se pse një deputet i tillë, ka ardhur në këtë moment të caktuar dhe lëshon këto mesazhe.” tha Nazarko, ndërsa theksoi se ndonëse marrëdhënieve të mira mes dy vendeve aktualisht, Greqia e mban gjithmonë një kartë presioni ndaj Shqipërisë.
“Gjithmonë, duke interpertuar qëllimet greke, Greqia e mban gjithmonë një kartë presioni ndaj Shqipërisë, qoftë në rrugën europiane të saj apo në marrëdhenie dy palëshe. Nga mënyra si është angazhuar Greqia, mënyra e vetëpërmbajtur në raport me të shkuarën, tregon se Greqia po e shndërron këtë cështje në një cështje dinjiteti në raport me Shqipërinë. Në themel të pretendimeve greke ka padrejtësi. Po, ka patur 31 raste, po askush nuk është kapur në flagrancë. Pra, nuk shoh diskriminim ndaj Belerit.
Në kemi marrëdhënie të mira me Greqinë aktualisht, por kjo s’do të thotë se shteti nuk funksionon. Ka cështje të së shkuarës apo të së sotmes, ku Greqia është borxh ndaj nesh, që për shkak të marrëdhënieve të mira nuk bëhen publike. Diplomacia shqiptare nuk është aktive.
Greqia, në mënyrë artificiale tenton të mbajë të hapur cështjen e Himarës, Beleri nuk është një individ që përfaqëson Himarën, po ashtu edhe Goro, nuk është kandidatura më e mirë e mundshme. Është e cuditshme si Greqia angazhohet të mbështesë një figurë kaq problematike. Së dyti, Greqia ka hequr dorë edhe nga zona e Dropullit, pra në kohën kur është tërhequr nga zona tipikisht minoritare, artificialisht bëhet protektore për një krahinë pa të drejta historike.” vijoi më tej ai.
Ndër të tjera Nazarko analizoi edhe efektit e një qëndrimi të tillë të Greqisë ndaj Shqipërisë në aspektin ndërkombëtar.
“Në lidhje me marrëdhëniet e Shqipërisë me BE mund të ketë angazhim që pritet një votë greke, nuk kam parë nëse do ketë veto. Nuk kam parë një qëndrim të tillë radikal, nuk besoj do arrihet në veto. Shqipëria sot është ndërkombëtarisht më e fuqishme. Mendoj se kjo qeveri ka arritur të normalizojë marrëdhëniet edhe me të djathtën greke dhe mendoj do gjendet zgjidhja. Është një cështje me shume dritë hije. Ndaj Belerit nuk është folur vetëm politiksht por edhe juridikisht. Janë argumenta për të cilat Shqipëria duhet të jetë e përgatitur.
Greqia e mban të hapur për dinjitet në marrëdhëniet dy palëshe, është një rast ku Shqipëria reziston, por Greqia si shtet me fuqi ndërkombëtare ndihet e fyer, por ndërkohë Greqia synon të ketë gjithmonë një kartë me të cilin t’i bëjë presion Shqipëria. Kjo ka qenë gjithmonë paaftësia jonë diplomatike historike. Qasja në fakt duhet të ishte tjetër, ne duhet të ishim në ofensivë dhe jo Greqia.”- vijoi Nazarko.
Sa i takon protestës së paralajmëruar, analisti Nazarko u shpreh se nuk sheh të ketë angazhim të rëndësishëm./abcnews.al