“Greqia s’mund të sillet si shefe e Ballkanit”, Idrizi: Duhet të kërkojë falje për gjenocidin kundër çamëve

schedule15:26 - 23 Qershor, 2024

schedule 15:26 - 23 Qershor, 2024

Populli çam kërkon drejtësi për genocidin grek ndaj Çamërisë.Në kujtim të 80 vjetorit të kësaj ngjarje, Partia për drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Shoqata Çamëria zhvilluan pelegrinazhin e përvitshëm në varrezat monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij tha se populli çam pret ende një falje nga Greqia.

“Ne nuk fajësojmë grekët sot, popullin grek, e as qeverinë e sotme greke, për atë që ka ndodhur 80 vjet më parë, por jemi të keqardhur për qëndrimet që ato mbajnë ndaj çështjes çame, duke u bërë bartëse e qarqeve të dala kohe për një vend të Bashkimit Europian, me ligj lufte, me varreza, konflikte, me vorio-epiriotë, duke harruar që Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë më ata të viteve ’90 kur dolën nga beteja komuniste e 50 viteve.

E ndërsa ne presim falje publike e duam të gjejmë një zgjidhje, segmente të shtetit grek, kriminelë si Napolon Zerva i bëjnë heronj e u ngrenë buste, kurse njeriun me tre emra e tre dënime e bëjnë eurodeputet.

Ne me Greqinë duhet të kemi një marrëdhënie të mirë sepse jemi gjitonë, e me gjitonin kemi ndarë bukën, kemi ndarë historinë bashkë. Por Greqia duhet të kuptojë se s’mund të sillet më si shefja e Ballkanit e të mbajë nëpër këmbë me mosnjohje 80 vjet gjenocid e padrejtësi dhe 84 vjet ligje e gjendje lufte.”

Edhe për deputeten Mesila Doda 80 vite nga genocidi grek mbi camet duhet ende të kërkojnë të drejtat e atyre që u perzunë nga shtëpitë e tyre e vranë.

“Ne kërkojmë respektimin e atyre që humbën jetën gjatë masakrave. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që janë sot në konventat ndërkombëtare. Politika shqiptare të mos trembet. Asgjë nuk mund të ndodhë e asgjë s’do të ndodhë. Sepse ky nuk është muri i harresës, është muri i trëndafilave.

Kemi kërkuar si PDIU që ky memorial të jetë një varrezë historike. Të jetë një memorial historik për atë ato që humbën jetën në gjenocidin që ndodhi 80 vjet më parë”.

Të mbijetuar të luftës, femijë e nipër të atyre që prehen në varrezat e Kllogjerit ishin atje për të vendosur trëndafila mbi monument dhe për të kërkuar drejtësi për te parët e tyre.

“Nuk jane 80 vite por eshte nje jete e tere i imja kur kam qene 7 vjec dhe me vrane 8 njerez te familjes, qe nga gjyshi 80-vjecar qe e terhoqen shkalleve te shtepise dhe e vrane, gjyshja vdiq ne burg, nenen e vrane ne xhami, motra me vellane vdiqen ne burg. Sot eshte nje dite historike por disa gjera duhet te jene me konkrete, shqipera nuk duhet te kete frike nga greket, ne kemi qene lufterare qe ne kohen e Pirros, ne luften me gjermane.. “

Në varrezat monumentale “Trëndafilat e Camërisë” prehen 2900 shqiptarë që  kanë humbur jetën nga genocidi grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!